Pas bërjes publike se ambasadorit të SHBA në Tiranë i kishte mbaruar mandati filluan të dalin edhe hamendjet e para se çfarë do të bëjë ai pas mbylljes së misionit të tij në Shqipëri.
Në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë sqarohet të enjten se iu dërgua Senatit lista me 7 caktime dhe një tërheqje në nivel diplomatësh.
Aty shpjegohet, sipas tch, se njeriu që drejtoi misionin diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri do të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm e i Gjithëpushtetshëm i Amerikës në Republikën e Kirgistanit.