November 27, 2024

Bllokohet 53 ton mish me salmonela

Autoriteti Kombëtari Ushqimit njofton se ka identifikuar dy ngarkesa me 53.1 ton mish importi i cili rezultonte i kontaminuar me salmonela typhimurium. Këto ngarkesa me origjine nga Brazili ishin të destinuara për tregun shqiptar.

Veç këtyre dy rasteve, gjatë vitit 2018 AKU bën me dije se ka identifikuar dhe kthyer mbrapa edhe 78.1 ton mish në kuadër të kontrolleve të çdo ngarkese me mish të importuar nga Brazili.

Në një njoftim, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit sqaron se, “kontrollon dhe realizon analizat e çdo ngarkese mishi nga Brazili për të garantuar në mënyrë të plotë sigurinë ushqimore të produktit që importohen”. 

Sipas të dhënave që jep AKU:

–  Në vitin 2017 janë analizuar 225 mostra, ngarkesat e  të cilave janë analizuar nga ISUV dhe ka dalë jo konform vetëm një prej tyre. Më herët nuk rezulton për asnjë ngarkesë të identifikuar problematike. 

–  Nga Janari e deri më sot janë analizuar mostrat e 178 ngarkesave, në total 4700  ton (mish derri, mish gjedhi, dhe mish pule) nga të cilat kanë dalë jo konform 5 ngarkesa, 130 ton prej tyre. 

“AKU dhe MBZHR po kryen investigimin për origjinën e këtyre kontenierëve dhe nga ana tjetër garanton se siguria e produkteve të importuara, që qarkullojnë në tregun shqiptar është e plotë. Ky standard kontrolli i bashkohet punës së AKU për garantimin e sigurisë ushqimore në ciklin e therjes në tregun vendas”, mbyllet njoftimi i AKU-së.

Facebook Comments

MineralHygienics.com