November 27, 2024

Ruçi hap seancën duke refuzuar LSI-në

Kuvendi i Shqipërisë ka hapur seancën plenare në orën 10:00, sipas programit, por seanca ka nisur me protestën e Grupit parlamentar të LSI-së, që ka kërkuar të hiqet nga rendi i ditës Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 34/2017, “Për lirimin e frekuencave të dixhital-dividentit” dhe ai të kalojë sërish në komision për shqyrtim. Kërkesa u paraqit nga deputetja Kejdi Mehmetaj dhe u përforcua nga kreu i grupit Petrit Vasili.

Por, kryetari i seancës Gramoz Ruçi e hodhi ën votim dhe propozimi nuk u pranua nga mazhoranca; pra, projektligji nuk u hoq nga rendi i ditës. Nisur nga ky fakt, e mori fjalën kryetari i opozitës Lulzim Basha, i cili tha:

“Më lejoni ta nis me një këshillë për zotin Vasili dhe deputetët e LSI-së, të cilët vazhdojnë të këmbëngulin me heroizëm për zbatimin e rregullores, në një parlament që ka shprehur haptazi Kushtetutën, që ka shkelut ligjet, që ka bërë akte antikushtetuese në dhunim flagrant të Reformës në drejtësi.

T’i kërkosh këtij parlamenti të respektojë rregulloren, t’i kërkosh kësja pseudomazhorance të respëktojë rregulloren, ëhstë njësoj si t’i kërkosh krimit të organizuar të marë përsipër rendin dhe sigurinë.

E gjithë kjo që keni parë këto minuta është përpkja e dëshpëruar e kësja mazhorance dhe e kësja qeverie të kapur në krim dhe të zhytur në krim për të dhënë përshtypjen e një fasade parlamentaro-demokratike. E vërteta nuk është kjo, nuk është ky skenar, ky teatër kukullash që imponohet nga kjo sallë. E vërteta është se Kushtetuta ka rënë, se Kodi Penal ka rënë, se Kodi i procedurës penale ka rënë, se ligji antimafia ka rënë, se ligji i famshëm për Vetingun e Policisë ka rënë sa kohë në atë karrige dhe në atë tjetrën që sot i kanë lënë bosh për faqen e tyre të zezë janë të ulur, Fatmir Xhafaj dhe Edi rama, të cilët janë zbuluar para mbarë shqiptarëve dhe botës si hartuesit dhe zbatuesit e një sekanri kriminal q ëka për qëllim të mbulojë veprimtarinë kriminale të fatmir Xhafajt në ndihmë të vëllait të tij Agron – Geron Xhafaj një nga bosët e drogës në Shqipëri dhe koka e drogës në Vlorë; ka për qëllim të mbulojë komplotin antiligjor dhe antikushtetues të ndërmarrë në bashkëpunim nga strukturat e shtetit të kapur dhe mafioze për të shkatërruar provat, intimidua, blerë, kërcënuar dëshmitarët dhe denoncuesit e krimit që shqiptarët e kanë parë me zë dhe figurë dhe siguruar Fatmir Xhafajt karrigen e ministrit nga e cila vazhdon të shkelë çdo sekondë ligjin duke përdorur Policinë dhe prokurorinë për të mbrojtur aktivitetin kriminal të vëllait të tij, aktivitetin e vet kriminal…

(Mbyllet mikrofoni nga kryetari i seancës, nisin protestat nga mazhoranca në sallë…, deputetë e opozitës i afrohen foltores ku ndodhet Basha me )”

Facebook Comments

MineralHygienics.com