Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarëve të dalin në protestë më 26 maj, ditën e shtunë, pasi nuk ka më shpresë për ta me këtë grup kriminal që ka uzurpuar institucionet, parlamentin.
Pasi doli nga seanca parlamentare, Kryemadhi dha një deklaratë për mediat:
Të gjithë e shikojmë se çdo ditë e më shumë nuk ka më shpresë për të pasur besimin se kjo mazhorancë do të ndryshojë. Kjo mazhorancë ka frikë nga çdo gjë që dëshirojnë qytetarët. Sot tregoi edhe njëherë se nuk ka asnjë shpresë me këtë grup kriminal që ka uzurpuar institucionet, parlamentin shqiptar, nuk ka më asnjë shpresë dhe të ardhme me këtë monstër të prodhuar nga krimi.
Ata i kanë depersonalizuar dhe masakruar shqiptarët jo vetëm ekonomikisht por edhe shpirtërisht. Nuk ka rrugë tjetër vetëm përmbysje dhe dalë e thënë Edi Ramës që ti ke ngelur vetëm një tellall i dalë boje që tenton të ndryshojë fasadën e vet me ngjyra ngjyra po i vetëm edhe në përballjen e tij me drejtësinë.
Dua t’u bëj të qartë dhe njëherë dhe falënderuar për vëmendjen se duke kërkuar praninë tuaj dhe familjeve tuaj të mos ndaloni asnjëherë që ta vazhdoni thirrjen shqiptarëve që në 26 maj të jenë në bulavardin “Dëshmorët e Kombit” se shqiptarët janë kundër politikës së krimit dhe drogës.
Protesta është atje, ne udhëhiqemi nga qytetarët, ne tani jemi peng i qytetarëve dhe do të rrimë aty.”