“Mos harroni që arsimi me kohë të pjesshme nuk kualifikohet për lotarinë e vizave.”
Këtë detaj jo pa rëndësi u ka kujtuar sot qytetarëve shqiptarë të përzgjedhur nga Lotaria Amerikane, Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila ka ftuar qytetarët si çdo të enjte të drejtojnë pyetje për sqarim në profilin e saj në FB.
“Për më shumë informacion, ju lutemi të lexoni këtu ????https://go.usa.gov/xQmwZ . Keni pyetje të tjera në lidhje me kualifikimet e vizave? Më pyesni mua!” shkruan konsullja.