November 27, 2024

Will Smith zbulon titullin e këngës me Era Istrefin

Will Smith po rikthehet në muzikë dhe atë me himin zyrtar të Kupës së Botës 2018, me yllin e reggaeton-it të Kolumbisë, Nicky Jam dhe këngëtaren kosovare Era Istrefi.

Mediat e huaja këtë e kanë konfirmuar gjatë ditës së sotme ndërsa ishte Will Smith ai i cili e ka zbuluar se emri i këngës të cilën do ta këndojnë në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ do të jetë One Life to Live. Live it Up.

Pop-reperi më i suksesshëm i viteve 80-90 në llogarinë e tij në Instagram e ka etiketuar edhe këngëtaren kosovare Era Istrefi.

Kënga pritet të publikohet të premtën, më 25 Maj ndërsa kanë nisur xhirimet e klipit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com