I ftuar në pasditen e sotme në emisionin e Rudian Magjistarit ka qenë këngëtari i njohur Ardian Trebicka.
Gjatë emisionit Rudina është kthyer pas në kohë në recitalin e këngëtarit të realizuar në vitin 2000.
Rudina ka kujtuar se këtë recital e ka prezantuar ajo para 18 viteve dhe ka pranuar se i’u desh kurajo për të shfaqur këtë video.
“Donim të sillnim një fragment nga interpretimi yt dhe thashë po unë pse mos ta kujtoj pak veten time si kam qenë atë kohë. Kur e pashë veten thashë duhet kurajo, do bëj si do bëj dhe do ta transmetoj”, u shpreh Rudina duke qeshur.
Në video dallohet ndryshimi drastik i moderatores. Në ato vite ajo ishte me flokë të kuqe dhe më e imët në trup. Ajo që nuk ka ndryshuar është bukuria dhe buzëqeshja e Magjistarit.