Këngëtarja me shqiptare Dua Lipa është në kulmin e karrierës së saj. Ajo u shfaq e mrekullueshme me një fustan vjollcë në tapetin e kuq të “Billboard Music Awards”.
Dua tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj dhe u përfol shumë për veshjen e frymëzuar nga vitet ’80. Kritikët dhe media e vlerësuan si një ndër femrat e veshura më mirë në këtë event. Performanca e saj e “New Rules” krijoi shumë atmosferë dhe e gjithë salla u ngrit në këmbë duke përsëritur pas saj 3 rregullat e famshme.
22-vjeçarja po korr mjaft sukses edhe me hitin e saj të fundit në bashkëpunim me Calvin Harris, “One Kiss” që prej 5 javësh është pjesë e klasifikimit të “Billboard Hot 100”.