Kryetari i PD Lulzim Basha doli sot para mediave për të denoncuar kërcënimet dhe intimidimet ndaj dëshmitarit X të audio-përgjimit dhe gazetarit.
Basha tha se njerëz të skeduar për vrasje të tipit mafioz nga zona e Vlorës dhe Fushë Krujës i kanë ofruar një të afërmi të Albert Veliut 200 mijë euro që ai të përgënjeshtrojë deklaratat e bëra publike.
Basha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. “Jam këtu për të denoncuar thellimin e skandalit dhe skenarit kriminal të Ramës dhe Xhafajt të cilët po përdorin shtetin e kapur të krimit dhe po kërcënojnë Albert Velun dhe familjen e tij.
Njerëz të skeduar për vrasje të tipit mafioz nga zona e Vlorës dhe Fushë Krujës i kanë ofruar një të afërmi të Albert Veliut 200 mijë euro që ai të përgënjeshtrojë deklaratat e bëra publike. Çdo përpjekje e Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës për të kërcënuar, intimiduar dëshmitarin X thellë i zhyt në skandalin ku janë futur kokë e këmbë”.