November 24, 2024

Shqipëria u mjaftua me premtime

Samiti i Sofjes nuk ka shërbyer vetëm për të shkëmbyer fjalë dhe premtime mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor, por edhe për të nënshkruar projekte konkrete. Kështu, disa shtete ndryshe nga të tjerat, janë kthyer me projekte konkrete nga samiti i Sofjes mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor. Ky është edhe rasti i Serbisë.

Qeveria serbe ka nënshkruar gjatë punimeve të Samitit një memorandum bashkëpunimi me Bankën Europiane të Investimeve, që është organi zyrtar huadhënës i Brukselit, për investime që prekin shifrën e 1 miliardë eurove. Investimet do të kanalizohen në çështjet e ndërlidhjes, si transporti, energjia, digjitalizimi, lëvizshmëria dhe përfshirja, thotë vetë banka europiane e investimeve në njoftimin për shtyp në lidhje me këtë çështje.

Përvec kësaj, Banka Europiane e Investimeve ka nënshkruar marrëveshje edhe mes Bankës Unicredit në Serbi dhe atë Credit Agricole në vlerën e 180 milionë eurove për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe  të mesme në Serbi,  më shumë se 3500 të tilla. E ndërkohë që për Serbinë ka projekte  konkrete dhe para që duket se do të vërshojnë drejt vendit që tashmë i ka çelur negociatat për anëtarësim, ndwrsa për vendet e tjera të rajonit dhe për Shqipërinë ka veç premtime ende jo konkrete. “Së shpejti do të forcohet edhe prezenca në Shqipëri dhe në Bosnje” thuhet në njoftimin e bankës, sipas scan.tv.

Të dhënat e vetë bankës tregojnë se, institucioni huadhënës zyrtar iu Bashkimit Europian, me aksionerë vendet anëtare, që prej vitit 2014 nuk ka dhënë qoftë një euro të vetme për Shqipërinë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com