Eksperti ligjor i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka folur për mediat pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Bardhi ka thënë se është i hapur për të bashkëpunuar me organin e akuzës sa herë të jetë nevoja, por vëmendja sipas tij duhet të jetë në tjetër vend.
“Faktet tona janë publike të abuzimeve me pushtetin. Unë jam jurist dhe do bashkëpunoj me prokurorinë sa herë të thirrem, por s’mund të rri pa e thënë se shtetasi i akuzuar për trafik droge, vëllai i ministrit, nuk është pyetur ende, por thirremi ne që e denoncojmë këtë fakt. Thirrja ime publike ndaj organit të prokurorisë është t’i fus hetimet në rrugën ku bëhet trafik droge. Deklaruam atë për çka u pyetëm. Gjithçka mbi materialet që u bënë publike.”-ka thënë Bardhi.