November 28, 2024

Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet

Polombarët e RENEA-s vijojnë kërkimet në grykën e Skuranës në lumin Erzen, për gjetjen e trupit të 20 – vjeçarit Xh.S.

Prej orës 08.00 të ditës së sotme, polumbaret e Reneas kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupit të 20 – vjeçarit, i cili dyshohet se është mbytur ditën e djeshme në lumin Erzen, në vendin e quajtur Shpella e Pëllumbasit.

Kërkimet  nga polumbarët kanë vijuar në gjatësinë e lumit, deri në në grykën e Skuranës, në një terren shumë të vështirë. Është devijuar një pjesë e lumit me qëllim uljen e nivelit, pasi rrjedha është shumë e fuqishme dhe terreni është shumë shkëmbor dhe shumë i thepisur. Krahas kërkimeve nga polumbaret e Reneas, një grup punonjësish police të Stacionit të Polcisë Farkë, kanë vijuar krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët.

Gajtë kërkimeve nga Polumbaret e Reneas-s, ka qenë i pranishëm edhe vëllai i shtetasit që dyshohet i mbytur.  Deri në këto momente nuk është bërë e mundur gjetja e trupit të 20 vjeçarit.

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com