November 24, 2024

Alibeaj: Që sot unë përfaqësoj viktimat e narkotrafikut

Deputeti i PD-së, Enkelejt Alibeaj ka dhënë sqarime në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me audiopërgjimin ndaj vëllait të Ministrit të Brendshëm dhe ka rrëfyer se ka vendosur të ndërmarë një hap që procesi i hetimit të mos merret peng nga Xhafaj dhe Rama.

Ai ka treguar se se tani e tutje do të jetë përfaqësuesi i viktimave të narkotrafikut dhe ka të drejtën të thërrasë për të dëshmuar të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë çështje.

“Sot në mëngjes, – tha Alibeaj pasi doli nga Prokuroria, – isha në përkujtimin e 45 vjetorit të Revoltës së Spaçit dhe e kuptoni asosacionin që ndodh; ky vend sot ka nevojë për revoltë si ajo kur njerëz kurajozë gjejnë forcën për të kundërshtuar sistemin diktatorial.

Unë erdha sot për të dëshmuar faktet e bëra publikisht kur në fakt duhet të kishin ardhur të tjerë persona.

Duke se Kodi i procedurës Penal, ligji i ndryshuar parashikon që edhe përfaqësues të viktimave kanë të drejtë të marrin një pozitë procedurale brenda procedimit penal – ndryshimet e fundit të Kodit të Procedurës Penale – unë shfrytëzova këtë lloj mundësie qoftë dhe në statusin e deputetit, përfaqësues i publikut , viktima e madhe e fenomenit kriminal të trafikimit të narkotikëve, kam bërë kërkesë që sot e në vazhdim të jem përfaqësuesi i viktimave të këtij fenomeni kriminal.

Që do të thotë, në bazë të parashikimeve ligjore, unë deputeti Enkelejt Alibeaj, kam të drejtë të kërkoj thirrje dëshmitarësh , kryerje, bërje aktesh, akte të tjera hetimore, si një mundësi që procesi penal të mos merret peng nga Rama dhe nga Xhafaj.

Nëse ka marrë peng kokat e Prokurorisë, procesin penal s’ka për ta marrë.  Viktimat janë të gjithë shqiptarët dhe është detyra ime, juve, jona për të mbrojtur jetën shëndetësin. Dëshmitarë, të gjithë ata që kanë rezultuar dhe ju e merrni vesh për kë.”.”

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com