November 27, 2024

‘Xhorxhon e mori rrjedha e lumit, nuk e pashë më…’: dëshmia e djalit që u shpëtua tek Shpella e Pëllumbasit

Fabio Dukagjini, i riu që u shpëtua nga Policia pasi ra në kanionet e Shpellës së Pëllumbasit, ka dhënë dëshminë e tij për momentin fatal kur ai e humbi nga sytë shokun e tij Xhorxho Seferin, të cilin e mori rrjedha e lumit dhe nuk është gjetur më. Ai ka shpjeguar se të dy u hodhën për t’u larë, po Xhorxhon e moi rrjedha dhe ai nuk mundi ta shpëtonte.

Ky në video është çasti kur Forcat Speciale Renea nxorrën nga humnera te Shpella e Pëllumbasit, Fabio Dukagjinin.

Sipas Policisë,ditën e ngjarjes,  i riu tjetër,  Xh. S., dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa shtetasi F. D., ka mbetur në një gryk kanioni dhe ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore. Shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëses po punojnë për nxjerrjen e shtetasit F. D., nga gryka e kanionit dhe për gjetjen dhe nxjerrjen nga ujit të shtetasit Xh.S”, deklaroi polcia ditën.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com