Investimet e Bashkisë së Tiranës në zonat rurale janë në nivelin zero, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj bën vetëm propogandë. Ëshjtë ky reagimi i zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa, sipas të cilës Baldushku, njësi administrative e Tiranës, me 14 fshatra dhe 5300 banorë është jashtë vëmendjes së Bashkisë dhe kryebashkiakut Veliaj.
Postimi i Ina Zhupës
Investimet zero në zonat rurale të Tiranës, Veliaj vetëm propadande.
Kësaj rradhe gjëndemi në Baldushk, njësi administrative e Tiranes me 14 fshatra dhe rreth 5300 banor. Zone e cila është perdor shpesh nga Veliaj për të bëre propagandën e investimeve sidomos me tregun e gjelave të detit por investimet reale në sherbim të njerezve mungojnë.
Konkretisht po ju sjell pamjet e ures që lidh zonën Kocaj dhe Veskie që janë fshatra të Baldushkut. Ajo është me gjëndje të shkatërruar dhe një rrezik për jetën e banorëve që e kalojnë cdo ditë. Kjo urë është e vetmja mundësi që kanë fëmijet për të shkuar në shkollë dhe banorët për të lëvizur nga zona. (Pamjet në video)
Për me tepër ka qenë një nga premtimet elektorale të Veliaj ( në video) sepse është shumë e ndjeshme për banorët si investim. Por asgjë nuk ka ndryshuar në keto vite, thjesht gjëndja e urës ka ardhur duke u amortizuar dhe duke u rritur rreziku për ata që janë të detyruar të ecin siper saj. I bëj thirrje bashkisë që të reagoj dhe të ndërtoj urën e premtuar për banorët dhe të bëj shoën e zakonshëm televiziv.