Një kitarë elektrike, me të cilën ka performuar këngëtari amerikan Bob Dylan është shitur në një ankand për 490 mijë dollarë.
Kitara e tipit Fender Telecaster e vitit 1965, gjithashtu është përdorur edhete nga Eric Clapton dhe George Harrison, kanë njoftuar zyrtarët e ankandit Julien në Nju Jork.
Instrumenti muzikor i përkiste kitaristit të Dylanit, Robbie Robertson.
Në vitin 2013, një kitarë elektrike, e tipit Stratocaster, që Dylan e kishte përdorur për Festivalin Newport Folk më 1965, ishte shitur për 965 mijë dollarë.
Gjithashtu në ankand, kitara e parë elektrike e anëtarit të The Beatles, George Harison është shitur për 430 mijë dollarë, ndërkaq një kitarë e Elvis Presley është shitur për 115,200 dollarë.
Ndërkaq, një rrip që Elvis e kishte veshur gjatë një koncerti në Havaji më 1972 është shitur për 354,400 dollarë./REL