November 27, 2024

Princi Charles vendos ta shoqërojë Meghan Markle drejt altarit

Princi Charles ka vendosur ta shoqërojë Meghan Markle drejt altarit të shtunën, kur ajo do të martohet me djalin e tij, Princin Harry, njoftoi Kesington Palace, sot.

Babai i Meghan,Thomas, nuk është në gjendje për të marrë pjesë në ceremoninë e martesës. E bija dha një deklaratë të enjten ku thoshte se shpresonte që atij t’i jepej mundësia për t’iu përkushtuar shëndetit.

“Zonja Meghan Markle i ka kërkuar Madhërisë së Tij, Princit të Wales që ta shoqërojë atë drejt altarit në Kapelën e Saint George, ditën e dasmës, –  tha në një deklaratë Pallati Kensington, –  dhe Princi i Uellsit është i kënaqur që mund ta mirëpresë znj. Markle në Familjen Mbretërore në këtë mënyrë.”

Nëna e znj. Markle, Doria Ragland, do ta marrë vajzën e saj në dasmë  në Kapelën Saint George në Windsor. Znj. Ragland do të takohet me mbretëreshën për herë të parë në Kështjellën Windsor më pas, e shoqëruar nga Meghan dhe nga Princi Harry. Deri tani ajo i është paraqitur Princit Charles dhe Princit William.

Facebook Comments

MineralHygienics.com