November 27, 2024

Hapja e negociatave, mediat bullgare: Danimarka mund t’i thotë ‘Jo’, ftesës për Shqipërinë

Në grupin e vendeve skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë duket së ështrë bashkura edhe Danimarka.

Mediat bullgare citojnë Kryeministrin danez, Lars Løkke Rasmussen, të ketë thënë se nuk mendon se do ta mbështetë nismën për zgjerimin e Bashkimit Evropian, në Samitin e qershorit.

“Jo, nuk mendoj se do ta mbështet këtë nismë. Ne duhet të jemi të sinqertë në lidhje me këtë çështje”, ka deklaruar Rasmussen.

Sipas tij, BE-ja nuk duhet t’i përsëritë gabimet, duke përmendur edhe bisedimet për anëtarësim të Turqisë në BE.

Me këtë, Danimarka de fakto futet në grup me Francën dhe Holandën, të cilat shprehim rezerva serioze rreth zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, ku Serbia dhe Mali i Zi, i kanë filluar bisedimet, kurse Shqipëria, Maqedonia e Turqia janë vende kandidate, dhe presin të marrin një datë për të filluar bisedimet.

Facebook Comments

MineralHygienics.com