Ministri i Brendshëm ka dalë sot në një deklaratë për mediat së bashku me ambasadoren e Gjermanisë në vendin tonë. Ata ishin të pranishëm në një ceremoni për task-forcën speciale.
Duke folur pas ambasadores gjermane, ajo që ra në sy ishte fakti se ministri i Brendshëm edhe pse u munduar të dukej i qetë pas akuzave të drejtpërdrejta ndaj vëllait të tij, sërish goja e tradhtoi.
Atij i marrë disa herë goja gjatë fjalës së tij, duke treguar gjendje e tensionuar në të cilën ndodhej.
I pyetur nga gazetarët për dëshminë e Albert Veliut i njohur si ‘Dëshmitari X’, Xhafaj tha se, është sajesë dixhitale.
‘Sa i përket videos e dëgjova dëshminë e paraqitur nga PD këtu jemi nën vendin e task-forcës speciale kurse atje jemi në vendin e sajesave dixhitale. Detyra ime është të punoj për prokurorinë speciale ata për qytetin dixhital.
Nuk është problem, unë kam zgjedhur këtë rrugë ata kanë zgjedhur atë rrugë’, tha Xhafaj.