Presidenti i Republikës ka takuar gjatë ditës së sotme këngëtarin që përfaqësoi Shqipërinë ne Eurovison, Eugent Bushpepa.
Në një shenim në rrjetet Sociale Kreu i Shtetit shkruan se, “falenderova sot me mirënjohje, yllin e rokut dhe muzikës moderne shqiptare, Eugent Bushpepa, për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Eurovision”.
“Genti lartësoi muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe në skenën europiane, duke na bërë krenar të gjithëve” shkruan Presidenti Meta.
Presidenti është impresionuar shumë nga performanca e Eugenit duke bërë dhe shenjën e rrokistave, duke demostruar dhe në këtë foto mbështetjen për rrokerin shqiptar, Eugenin.
Ja shënimi i plotë në Facebook i Ilir Metës: Falenderova sot me mirënjohje, yllin e rokut dhe muzikës moderne shqiptare, Eugent Bushpepa, për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Eurovision.
Me zërin e tij unik dhe falë talentit të papërsëritshëm, Genti lartësoi muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe në skenën europiane, duke na bërë krenar të gjithëve.