Marina Vjollca dhe Getoar Selimi vitin e kaluar kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.
Dyshja vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së rubrikave rozë të mediave shqiptare.
Çifti ruajnë një harmoni shumë të mirë mes vete, dhe këtë e kanë treguar edhe përmes fotografive që publikojnë së bashku në rrjetet sociale.
Por, reperi duket se është bërë edhe më romantik me rastin e 28 vjetorit të lindjes së bashkëshortes teksa e uruar me një mesazh special.
“Për botën, mund të jesh vetëm një person. Por për mua, ti je bota. Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime”, ka shkruar këngëtari teksa ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale edhe një imazh të biondinës.