Kryetarja e LSI Monika Kryemadhin tha pas seancës se kjo trgeon kapjen e çdo qelize dhe segmenti të shtetit nga mafia.
Paralamentarzimi drejt fundit, po e çojnë drejt vdekjes, tha Kryemadhi në dalje të seancës parlamentare të ditës së sotme.
Rama ka frikë nga drejtësia, tha ajo duke shtuar se drejtësinë do ta marrë populli.
Shqipëria është në duart e bandave kriminale.
Pengesa për negociatat është vetëm Rama, tha kryetarja e LSI-së. Largimi i Ramës i hap rrugë integrimit
I pari që duhet të shkojë në burg është Edi Rama, tha kryetarja e LSI.
Kemi një Kryeminister me …..nëpër këmbë. Ai bën lobime sa nuk dihet se nga janë e se nga vijnë.
Ja prononcimi I Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi
Besoj që edhe ju e ndoqët vetë që parlamentarizmi në Shqipëri është drejt fundit, jep grahmat e veta të fundit dhe kjo vjen për shkak të uzurpimit që Rilindja I ka bërë jo vetëm institucioneve të qeverisë, por tashmë edhe parlamentarizmin po e çon drejt vdekjes. Sjellja e sotme nuk tregoi gjë tjetër, tregon frikën që ka Edi Rama nga përballja me faktet, nga përballja me të drejtën dhe nga përballja me Drejtësinë. Tashmë koha e drejtësisë po vjen. Nuk do vij as nga Arta Marku dhe as nga zonja Prela, por do të vijë nga drejtësia e popullit shqiptar, sepse nuk mund të vazhdojë më që të pasurit dhe bandat të pasurohen dhe shqiptarët që janë shumica e këtij vendi të varfërohen. Dita e sotme tregon që çdo ditë e më shumë tregon kapjen e këtij sistemi, tregon kapjen e politikës shqiptare, tregon kapjen e institucioneve të shtetit shqiptar, tregon kapjen e çdo qelize dhe çdo segmenti që shqiptarët për të cilën kanë vite që luftojnë, që duan ta ndërtojnë, në këto 27 vite tranzicion, edhe pse ata kanë aspiruar për një institucion shtetëror, për një shtet që ti mbrojë, për një shtet që tu garantojë sigurinë dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre, tashmë sot pas 27 viteve, i gjithë ky institucion është në duart e bandave dhe të krimit të organizuar.
Do ti ktheheni protestave, kur thoni drejtësinë ta marri populli?
Parlamentarizmi, ju e patë vetë se çfarë po ndodh me parlamentarizmin shqiptar, ju e patë vetë se çfarë ndodh me parlamentin shqiptar, ju e patë vetë standardet e dyfishta apo të trefishta që përdoren, ju e patë vetë se si falsifikohen dokumentacioni dhe se si falsifikohen procedurat dhe komplet sistemi dhe funksionimi i Parlamentit, ju e patë vetë se si mbyllet goja opozitës, ju e patë vetë se si harbutizmi dhe arroganca e qeverisë dhe e mazhorancës është në parlament. Kur themi drejtësinë do ta marri populli, do ta marri, sepse unë nuk besoj se ka një njeri që do të durojë që në fund t’u marrin edhe kafshatën e fundit të gojës së fëmijëve.
Nënkuptoni rikthimin e protestave?
Kur them drejtësinë do ta bëj populli, është shumë e thjeshtë për ta kuptuar që asnjë shqiptar nuk do të lejojë që Edi Rama të hyjë dhe të preki dhe të cënojë fëmijët e tyre. Unë për veten time nuk do ta lejojë. Siç nuk do ta lejojë unë, ashtu nuk do ta lejojnë shqiptarët. Kush nga ju ka fëmijë, do të pranonte që fëmija I tij të drogohej në shkollë? Kush nga ju do pranonte që mësuesit e shkollave tu shisnin drogë fëmijëve? Kush nga ju do të pranonte që fëmijët tuaj, në vend që të shkojnë nëpër spitale kur janë sëmurë, tu injektohej ujë dhe jo serum? Kush nga ju do të pranojë që illacet e kancerit për të sëmurët të drejtohen dhe të shiten nga zyrat e kryeministrisë?
Si do hidhet Edi Rama?
Është shumë e thjeshtë. Hedhja e Edi Ramës do të vazhdojë hap pas hapi. Ka filluar sot. Kishte frikë të vinte në parlament. Gjeti gjasme Samitin e Bullgarisë për të vajtur. Ska punë fare të shkojë. Ai ka frikë dhe do të përballet ditë pas dite. Mos harroni që frika e tij, mbrojtja që I bëri ministrit të Brendshëm nuk ka të bëjë me Ministrin e Brendshëm sepse ishte ai që ja nxorri dhe e rregjistroi Fatmir Xhafën. Ishte ai që I nguli thikën Fatmir Xhafës, dhe sot I thotë po të mbaj. Pse? Sepse do të instalojë që edhe unë do mbaj vëllain tim, prandaj nuk do të largohem, por dita që ai do iki, do iki.
Do vijoni të mbani mandatet, në një kohë kur thoni që parlamenti ka vdekur?
Po çfarë mandate ka të bëjë përsa I përket në këtë situatë. Parlamenti ka vdekur dhe ne do vijmë këtu që tia kujtojmë Edi Ramës që ka vdekur edhe ai bashkë me parlamentin politikisht.
Ka një akuzë nga kryeministri Rama që opozita po bën përpjekje për të bllokuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe përderisa I gjithë aktiviteti politik zhvillohet në institucionin në parlament, ju thoni që parlamenti ka rënë.
Çfarë do bëjë opozita në këtë situatë?
E vetmja pengesë që ka Shqipëria për hapjen e negociatave është vetë Edi Rama. Largimi I Edi Ramës është hapja e negociatave. Vetëm duke u larguar Edi Rama happen negociatat. Nëqoftëse ju nuk e keni kuptuar, nëqoftëse ju nuk e keni lexuar atë Progres-Raport prej 37 faqesh, ku janë të shkruajtura qartë të gjitha problematikat që ka sot Shqipëria, pesë prioritetet dhe kushtet që janë vendosur, janë prioritete të cilat I mban në dorë vetëm Edi Rama. Largimi I tij hap rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Një I çmendur asnjëherë nuk thotë që jam I çmendur, prandaj duhet të organizohemi të gjithë.
Besoni te vërtetësia e audio përgjimit?
Unë dua të them që audiopërgjimi ëshët shumë I thjeshtë. Prokuroria, kur ndodhi ngjarja e Kukësit, brenda dy orësh bëri një deklaratë dhe denoncoi dhe filloi angazhimin e saj. Por shpresojmë që edhe për këtë rast, për të vërtetuar autencitetin, që kam asnjë lloj dyshimi që mund të jetë I vërtet, dmth që është I vërtetë, nuk më shqetëson fare kjo. Por nuk është këtu problemi. Problemi qëndron kapja e sistemit të shtetit. Sepse fundja fundit, vëllai I z.Xhafa do të përgjigjet para drejtësisë dhe do mbajë përgjegjësi për veten e tij. Problemi është vëllezërit e kryeministrave dhe ministrave, a po përdorin institucionet shtetërore për tu fuqizuar dhe pasuruar veten dhe për të varfëruar shqiptarët?! Ky është problemi. Se çka bërë AgronXhafa në jetën e tij, do mbajë përgjegjësi ai, do mbajë pergjegjësi institucioni qënuk ka zbatuar urdhërin. Por problemi qëndron, Olsi Rama, Agron Xhafa etj, a po përdorin institucionet shtetërore, a po përdorin policinë shqiptare, a po përdorin prokurorinë shqiptare, a po përdorin bizneset shqiptare për të pastruar paratë e drogës të cilat janë në Shqipëri. Ky është problemi dhe ajo që duhet të na shqetësojë ne sot. Nuk na shqetëson ne mënyra se si do të funksionojnë ata se normal në politikë ata janë mesuar ta përdorin PS. Problemi qëndron që këtë shpërdorim që i bëjnë institucioneve shtetërore tashmë e kanë kthyer ne një varfëri, skamje për shqiptarët dhe të ardhmen e tyre.
Znj.Kryemadhi ju trembeni kur z.Rama thotë që do shkojnë në burg fajtorët? Dhe cilët janëfajtorët?
Fajtori kryesor është Edi Rama dhe I pari që duhet të shkojë në burg është Edi Rama për shumë gjëra që kanë bërë. Janë pafundësisht shumë gjëra sa po të numërohen bëhen 3 vëllime kurban pastaj.
Në cilën demokraci mundet që një kryeministër thuhet që të vejënë burg, që përmend fjalën burg?
Të jemi të sinqertë ne nuk jemi në demokraci, jemi një vend hibrid mes diktaturës dhe rendit të krimt të organizuar.
Opozita thotë se parlamentarizmi në këtë vend ka rënë, kryeministri nuk jep dorëheqjen. Cilat janë mekanizmat që do të përdorë opozita për të larguar këtë kryeministër.
Mos u shqetësoni, do tëvazhdojmë hap pas hapi. Duhet të kemi një gjë parasysh, në zgjedhjet e 25 qershorit shqiptarët u intimiduan, iu deformua vota dhe nuk guxoi njëri të fliste. Në shtator që mendohej se kryeministri ishte më ifuqishëm se kurrë, sot kemi një kryeministër si I themi ne nëpër këmbë në mënyrë të tillë që nuk di ku të shkojë. Sot kemi një situatë të tmerrshme. Dje ishministri I drejtesise Manjani denoncoi një aferë të shëmtuar, të cilës duhet ti jepet përgjigje. Pra është lobuar një kompani franceze për të bërë konsulencë për rritjen e borxhit kur ndërkohë borxhi ynë e dimë se sa ka vajtur pra po vazhdon me PPP-të e famshme. Është një njeri që për të bërë takim me një kryeministër po pagon me miliona euro. Po bën lobime që nuk dimë se nga vijnë, gjithë kjo mënyrë funksionimi kur në fakt sot shqiptarë nuk kanë problemin e lobimit, të pirjes së kafes, apo shpjegimit të pikturave të Edi Ramës për kryeministrat e Europës, se sa është sot e rëndësishme ushqimi që do tu nxjerrin në tryezë familjeve të tyre. Mos të harrojmë protestën e 27 Janarit, një protestë që mblodhi me mijëra shqiptarë kur mendonim se ishte dita më e bukur dhe më e bardhë e Edi Ramës. Mos të harrojmë që njerëzit kanë filluar të flasin hapur kundër qeverisë duke pasur parasysh që kanë pasur presionin e policisë, bandave dhe prokurorisë. Sot segmentet e policisë, prokurorisë janë kthyer jo në taksadarë por në persekutorët kryesorë jo vetëm të biznesit por edhe fëmijëve nëpër shkolla. Mos harroni mesuesit, denoncimi që bëri znj,Vokshi për presionin që iu bëjnë femijeve për të sjellë kartat e identitetit të fëmijëvetë tyre. Edhe pse kanë bërë njoftimin zyrtar që nuk është e nevojshme, mësuesit e kërkojnë me këmbëngulje ose në të kundërt nuk fusin fëmijët në shkollë. Dhe kjo bëhet te fëmijët e klasave të para dhe të dyta që ne e dimë shumë mirë se sa mund të vendosin ato për fatet e tyre.
Megjithatë në BE znj.Kryemadhi nuk shkohet pa dialog politikse pse është kushti numër 1 për tu antarësuar.
Vetë mazhoranca nuk e do dialogun politik, nuk e do antarësimin në BE sepse vetë kjo mazhorancë është një vegël e krimit të organizuar dhe ne e dimë shumë mirë që antarësimi I Shqipërisënë BE do të largojë ndikimin e krimit të organizuar do të largojë ndikimin e bandave dhe do të sjellë prezencën e investimeve të huaja, institucionet ndërkombëtare të cilat do të krijojë jo vetëm një lloj stabiliteti por edhe rritje ekonomike. Bandat lulëzojnë në vende të varfëra dhe me shkollim shumë të pakët. Sot Shqipëria pas 27 vite tranzicion është më e varfër shpirtërisht dhe nga ana arsimore se asnjëherë tjetër.
Do shohim një protestë tjetër si ajo e 27 Janarit, apo çadër?
Hap pas hapi, çdogjë ka lëvizjet e veta. Di tu them vetëm një gjë, opozita është një front të bashkuar kundër kësaj maxhorance e cila nukë shtë gjë tjetër veçse mazhoranca e krimit dhe drogës I cili po I merrfrymën çdo ditë shqiptare.