November 24, 2024

Berisha: Beteja e opozitës kundër krimit dhe drogës do të vazhdojë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë jashtë parlamentit se beteja e opozitës kundër krimit, drogës do të vazhdojë rrugën e saj.

‘Shqiptarët t’a krrejnë Ramën nga zyra dhe ta hedhin në Lanë si një kalbësirë që po qelb Shqipërinë dhe Ballkanin!’, tha paraditen e sotme jashtë selisw sw Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha.

Prononcimi jashte parlamentit:

Dita e sotme e parlamentit është dita e faqezi Edvin Kristaq Ramës dhe dita e Fatzi Xhafë Drogës. Xhafa i drogës dhe faqezi Rama  mashtruan mashtruan, ashtu siç thotë populli, si derra, si të pafytyrë, kombin shqiptar dhe komunitetin ndërkombëtar.

Ky faqezi për të mbrojtur vëllanë e tij Olsi gënjeu, u bë kryeksperti i zërit dhe deklaroi brenda natës se ajo është një audio e montuar.

Sot ky faqezi për t’i shpëtuar kësaj ka ndërmarrrë një akt terrorist ndaj dëshmitarit X, por harron ky faqezi se zinxhiri i dëshmitarëve është i pafund dhe provat janë absolutisht autentike.

Nuk mbetet gjë tjetër veçse shqiptarët, që ky dje i mashtroi në mënyrë më të paskrupullt, më i shpërfytyruar, ta krrejnë nga zyra dhe ta hedhin në Lanë si një kalbësirë që po qelb Shqipërinë dhe Ballkanin!

Facebook Comments

MineralHygienics.com