Kreu i Qeverisë Edi Rama ka zbuluar se mbrëmjen e djeshme të datës 16 maj, ka marrë përgjigje nga një zyrë e specializuar ndërkombëtare në lidhje me video përgjimin e publikuar nga PD për vëllain e Fatmir Xhafajt.
‘Nuk e them për të ndikuar hetimin, por për tju shpjeguar jus e përgjigja e ekspertizës është se nuk jemi para një materiali autentik por para një mashtrimi”, tha Rama.
Ai tha se megjithë këtë, opozita dje e ka nisur materialin në fjalë në gjuhen angleze në adresat e gjithë mediave të huaja dhe parlamentarëve të vendeve europiane.
Kryeministri Rama tha se pavaresisht ekspertizes se kerkuar jashte vendit nga Qeveria, drejtesia shqiptre duhet ta jetoje ceshtjen dhe te provoje shkencerisht nese eshte i vertete materiali apo jo.
“Kushdo te dale pergjegjes duhet te pergjigjet, ministri dhe vellai i tij po e po, por edhe ata qe kane shpifur duke krijuar gjithe kete zhurmnaje, duhet te pergjigjen me burg ne rast se kane kryer mashtrim dhe shpifje me akuzat dhe balten qe kane hedhur- tha Rama.