Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS ka folur për takimin e tij me presidentin francez Macron.
Rama tha se takimi në pallatin Elyse ishte me qëllim përpjekjet diplomatike të Shqipërisë në lidhje me rekomandimin e statusit kandidat.
Rama tha se Macron i është shprehur se vendimi i Francës është në studim e sipër.
Nga ana tjetër kryeministri theksoi se opozita në vend po hedh në erë negociatat me BE-në me përpjekjen e saj për të hedhur baltë ndaj qeverisë dhe ndaj reformës në drejtësi. Kreu i qeverisë theksoi se opozita po mban këtë qëndrim destruktiv pasi ka frikë nga drejtësia.
“Sipas opozitës, ministri i Brendshëm Xhafaj, kryetar i reformës në drejtësi, qenka drejtues i familjes së dytë mafioze në rajon pas asaj times natyrisht”, tha Rama.
Ai kritikoi edhe mediat që sipas tij u mhanitën më deklaratat e PD në lidhje me akuzat ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.