Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar gjatë një takimi në Soçi më 15 maj se këtë vit do të jenë të gatshme për përdorim armët e reja ruse, duke shtuar se të njëjtat do të rrisin kapacitetin ushtarak dhe do të “sigurojnë balancin strtategjik për dekada”.
Derisa marrëdhëniet në mes të Perëndimit dhe Rusisë gjenden në pikën më të ulët nga periudha e Luftës së Dytë Botërore, Putin ka thënë se nuk dëshiron luftë armësh mirëpo shteti i tij është duke zhvilluar gjeneratë të reja të armëve të cilat i ka përshkruar “të pamposhtura” nga rivalët e huaj.