November 27, 2024

‘Njerëzit s’më përkrahën, ishte një gjendje e tmerrshme psikologjike’

Pak ditë pasi publikoi këngën e saj të re, Jonida Maliqi foli për një përvojë jo të mirë gjatë jetës së saj si artiste.

Këngëtarja ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” ku rrëfeu për periudhën e vështirë gjatë pjesëmarrjes në spektaklin DWTS (Dancing With The Stars).

“M’u desh të drejtoja “Dancing With The Stars”, aty ishte një luftë psikologjike e tmerrshme dhe mbaj mend shumë mirë që kisha një ankth të paparë, përpos ankthit që po provoja një fushë që nuk e kisha prekur ndonjëherë dhe gjithsesi nuk ishte synimi im për të qenë atje, por ishte thjesht një eksperiencë e re. Njerëzit nuk më përkrahen absolutisht dhe teksa lexoja mesazhet para se të dilja në skenë ka qenë një gjendje e tmerrshme psikologjike, e mbaj mend si periudhën më të errët timen dhe në atë moment vendosa që ti censuroja komentet”, tha mes tjerash artistja.

“N’errësirë” quhet projekti i fundit i Jonidës që e riktheu në skenë pas një kohe goxha të gjatë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com