Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet, duke kërkuar burgim të përjetshëm për Sadetin Sulën nga Shkodra.
Sula vrau gruan e tij në 18 prill 2016, duke e mbytur në tualetin e shtëpisë.
38-vjeçarja, Suele Sula, nëna e tre fëmijëve, kishte një mobilieri në pronësi, bashkë me burrin e saj, dhe pikërisht në tualetin e kësaj mobilierie do të mbytej nga ai.
Pas më shumë se dy vitesh hetimesh, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar dosjen në gjykatë, ku pasi të dëgjohet edhe pala mbrojtëse, do të jepet vendimi.