Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla mungoi ne seancen e pare përballë Kolegjit të Posaçëm të Apelit, i cili do vlerësojë nëse ish kryetari i organit të akuzës do t’i nënshtrohet ose jo procesit të vettingut.
Kryesues i trupit gjykues eshte Sokol Çomo, ndersa relator i çështjes, Luan Daci kurse anëtarë janë Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Ina Rama.
Como ka nderprere seancen per 30 minuta pasi avokati i Llalles, Sokol Hazizaj, kishte vetem nje prokure te pergjithshme te pa detajuar per perfaqesim ne seancen e mbajtur ne KPA.
Sipas njoftimit për shtyp, “KPA bazuar në ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” njofton, se ditën e Mërkurë, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja për ankimin që Komisioneri Publik ka bërë kundër Vendimit datë 16.02.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit Zotin Adriatik Llalla”.
Kjo seancë vjen në kuadër të vendimit të marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ku për ish Kryeprokurorin Llalla u vendos ndërprerja e procesit të vetting-ut, sipas vendimit të datës 16 shkurt 2018, pasi ai u largua nga sistemi i drejtësisë dhe më këtë argument KPK vendosi ndërprerjen e procesit të vetting-ut.