November 24, 2024

Alibeaj: Qepi ligjin sipas masës së vëllait

Vetem pak ore para protestës së paralajmëruar para godinë së Ministrisë së Brendshme deputetët demokratë marrin pjesë në komisionet parlamentare, atë të Ligjeve dhe të Veprimtarive Prodhuese.

“Qep ligjin sipas masës së vëllait. As ekstradohet, dhe as i ekzekutohet vendimi në Shqipëri, duke e kthyer këtë vend si një mbrojtës dhe amnistues të gjithë radhës së kriminelëve që sot janë thirrur nën armë nga kjo qeveri, duke e kthyer këtë vend në parajsë kriminale”, tha Enkelejd Alibeaj para deputetëve.

Një ditë më parë Taulant Balla gjatë mbledhjes me deputetët e komisioneve që kishin rend dite, dha porosi që rendi i ditës të vijohet, pavarësisht “zhurmës së opozitës”.

Facebook Comments

MineralHygienics.com