Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me aleatët e opozitës.
Burime nga selia blu kanë bërë të ditur se, tema e diskutimeve kanë qendër denoncimet e PD-së dhe veprimet që do të ndërmerren më tej.
Mësohet se është vendosur që të ketë protesta deri në dorëheqjen e Fatmir Xhafës.
Gjithashtu do të ketë pengim të punimeve të Komisioneve në Kuvend.
Gjithashtu edhe të enjten nuk do të lejohet zhvillimi i një seance normale.