November 24, 2024

Tatimet: Ndryshimet në llogaritjen e taksës vjetore të makinave

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar ndryshimet e fundit në përllogaritjen e taksës vjetore për automjetete. Në njoftim thuhet:

“Ka hyrë në fuqi udhëzimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nr.14, datë 30.4.2018 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr.26, datë 4.9.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar, i botuar në Fletoren Zyrtare nr.65, datë 07.05.2018, në të cilin janë bërë disa ndryshime në përllogaritjen e taksave mbi mjetet e përdorura të transportit, përfshirë edhe ato luksoze.

Ndër të tjera janë përcaktuar koeficientët sipas vjetërsisë për llogaritjen e taksës vjetore të mjeteve të përdorura, duke zëvendësuar përkatësisht dy tabelat që i klasifikonte autmojetet në varësi të llojit të karburantit.

Ndryshon përcaktimi i kapacitetit mbi ato që konsiderohen automjete luksoze që nga 4+1 kalojnë deri në 6+1, si dhe duke ruajtur të pandryshuar parametrat e tjera teknikë siç janë:

a) cilindratën e barabartë ose më të madhe se 3000 cm3; ose

b) vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 5 000 000 lekë.

Mbetet i pandryshuar aplikimi i  taksës së përvitshme të mjeteve luksoze, e cila  është taksë vjetore, për çdo vit kalendarik dhe ka vlefshmëri 365 ditë, pavarësisht nga momenti në të cilën ajo paguhet.”

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com