November 27, 2024

Rozana Radi jep deklarata e saj

E ftuar ne “Në kurthin e Piter Pan”  këngëtarja, aktorja e moderatorja, Rozana Radi e cila sapo hyri në skenë tha se po i rrihte zemra fort përballë fëmijëve.

Gjatë intervistës, Rozana tregoi se së shpejti do ta shohim nuse pasi kur u pyet nga Alketa nëse ka ndërmend të ndryshojë status, këngëtarja u shpreh se e kanë në plan.

Siç dihet Rozana është në një lidhje prej 5 vitesh me Shpëtim Karakushi, me profesion oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit në Tiranë. Çifti janë fotografuar disa herë bashkë, mirëpo teksa tregonte  në “Piter Pan” si u njoh me të, Rozana bëri një gafë.

“Një natë në lokal. Atij i kishte humbur çelësi. Kërkonte poshtë këmbëve të mia. I thashë çfarë kërkon këtu, kë çelës se një çelës e ka gjetur Xhensila”, tregoi Rozana për njohjen me partnerin.

Facebook Comments

MineralHygienics.com