Ditën e djeshme ka qarkulluar lajmi, se moderatorja e njohur Arjola Shehu, paguhet 100 mijë euro në vit. Vetë moderatorja e “Kush vjen për Drekë” në një intervistë për Thumb, kur është pyetur për rrogën ka dhënë këtë shifër. Kaq ka mjaftuar që portalet të mbushen me lajme, ku tregonin sa paguhet Arjola. Sot përmes një postimi në Instastory, Arjola ka sqaruar se ka qenë thjesht një shaka, dhe ajo çfarë ka thënë ajo është nxjerrë komplet nga konteksti.
“Nxjerr komplet nga konteksti! Ndjeva detyrimin ta sqaroj sepse pashë që shumë portale ishin keqkuptuar me deklaratën time, e cila ka qenë në kuadër të humorit dhe shakasë (çështje montazhi). Detajet financiare mbeten private”,-shkruan Arjola në postimin e saj.