Adrola Dushi është një ikonë bukurie. Ish-Miss Shqipëria, është një ndër vajzat që do të mbahen mend gjatë sado vitet të kalojnë. Mirëpo, bukuroshja nga Rrësheni nuk qenka e vetmja vajzë e bukur në familjen e saj. Dje në ditën e nënës në SHBA, Adrola ka publikuar një foto vërtet të bukur së bashku me mamanë, dhe djalin.
Fansat kanë shkruar menjëherë, se Adrola e paska marrë bukurinë nga e ëma, pasi ato kanë vërtet një ngjashmëri të madhe. Edhe Troi pastaj i ka ngjarë mami Adrolës. Sa familje e bukur!
Adrola është zhvendosur prej disa kohësh në SHBA, pasi atje ndodhet edhe familja e saj.