Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka qenë sot në një vizitë në bashkinë e Cërrikut.
Ai ishte i ftuar në 74 vjetorin e krijimit të batalionit të Dumresë dhe me këtë rast ka marrë pjesë edhe në aktivitete të ndryshme.
Një takim i veçantë është bërë me konkurrentet e Miss Shqipëria.
‘Kënaqësi të takoja sot, në liqenin e mrekullueshëm të Banjës në Cërrik, konkurrentet për kurorën e “Miss Shqipëria 2018” dhe regjisorin e këtij eventi fantastik, Petri Bozo.
Iu urova suksese në garën për më të bukurën e Shqipërisë!’, shkruan Presidenti Ilir Meta në Facebook.