Gjithmonë kanë prezantuar një harmoni të lezetshme familjare. Dy nuset e futbollistëve, Taulant e Granit Xhaka, e qojnë mirë me njëra tjetrën dhe këtë e shprehin përmes rrjeteve sociale, në udhëtimet e daljet e përbashkëta. Së fundmi, Arbnora Xhaka, e fejuara e Taulantit e ka organizuar festën e beqarisë apo kanagjeqin siç njihet në zhargonin popullor, në një restorant afër Prishtinës, ku ka mbledhur të afërme e mikesha, përfshirë këtu edhe kunatën e saj.
E Leonita e ka luajtur bukur rolin e kunatës së madhe, duke u ulur në gjunjë derisa nusja e re e shtëpisë vallëzonte me këngë popullore. Që të dyja duken tipike nuse shqiptare, me okë të rregulluara e me fustane plot “xixa-xixa”. /Prive.al