Në Prishtinë u mblodhën koleksionistët dhe të apasionuarit pas një lloji të veçantë, makinash
Në sheshin para Pallatit të Rinisë ata i prezantuan ‘bukuroshet” e rralla dhe treguan dashurinë që kanë për Fica-t, të cilat nuk prodhohen që nga viti 1983.
Në vitet 1950, makina e vockël “Fica”, ndërtuar sipas modelit të Fiat 600, u bë simbol i modernizimit dhe suksesit të shoqërisë së re socialiste të Jugosllavisë. Deri në vitin 1985 u prodhuan gati 1 milionë makina të këtij modeli, makinë që në mënyrë metaforike i vendosi jugosllavët në timon. Makinat – dikur popullore në të gjithë ish-Jugosllavinë – nuk janë prodhuar më prej vitesh, ka verejtur reporter .al.. Por “kyçi në derën e fabrikës” në Kragujevac në 2016 shënon mbylljen e këtij kapitulli që për disa qe “një e shkuar më e mirë”. Një gjykatë në Serbi urdhëroi mbylljen e saj dhe fillimin e procedurave të likujdimit javën e kaluar.