“Vetëm lot gëzimi kam” tha Eleni Foureira, kengetarja me origjine shqiptare në deklaraten e saj te parë pas finales se Eurovizionit.
Edhe pse prej shume vitesh ka jetuar ne Greqi, këtë vit përfaqësoi Qipron dhe zuri vendin e dytë në Eurosong.
“Është një gjë e madhe kjo që ka ndodhur. Është e mrekullueshme. Ju faleminderit, por nuk e di nëse kjo është e mjaftueshme. Unë kam vetëm lot gëzimi”, u shpreh ajo teksa fansat që prisnin për ta përqafuar thërritën: “Ne jemi fituesit”.
“Në kohën e votimit isha aq e lumtur dhe thashë me vete: “O Zot, nuk e besoj, ose e dyta ose e para dhe nuk munda ta besoja atë qe po ndodhte”, tha ndër të tjera Eleni.