Festivali i Kanës duket se e ka ndarë publikun në dy pjesë: ata të cilët rendin pas të rejave më të fundit në kinematografi dhe ata të cilët mbeten peng pas parakalimit të yjeve në tapetin e kuq. Ndoshta, vetë destinacioni (Kanë!!!) duket se i shtyn të famshmit të kujdesen edhe më shumë lidhur me paraqitjen…
Një fenomen që i ka shtyrë kritikët të hedhin akuza mbi ndjekjen e ‘politikës së dukjes’, megjithatë nuk mund ta mohojmë se çdo vit yjet na surprizojnë me paraqitjet e tyre. Dita e parë e Festivalit ka sjellë zbarkimin e shumë emrave të famshëm në jug të Francës, për të hedhur dritë mbi një të përbashkët të sharmit të artisteve që iu bashkuan të kuqes së Kanës këtë vit. Ndoshta nuk e keni vënë re, por tendenca ‘kokë e këmbë’ me të zeza ka përshirë disa nga femrat VIP më në zë të momentit.
enelope Cruz, Cate Blanchett, Kristen Stewart e plot vajza të tjera sollën elegancën nëpërmjet ngjyrës që duket se nuk do të dalë kurrë nga moda. Një tendencë, që nuk la indiferent askënd…!