December 24, 2024

Vasili: Shqipëria nuk ka më Prokurore të Përgjithshme

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili deklaroi se me ndryshimet e sotme në Prokurori u provua se vendi nuk ka më institucione të pavarura nga qeveria. “Veprimet e prokurores kamikaze përbëjnë sot shkelje të tmerrshme të ligjit me pasojë tronditjen e rendë të sigurisë publike dhe krijimit të një prokurorie telekomanden e të cilës e ka në dorë krimi i organizuar dhe trafikantët”,- shkruan Vasili në një reagim në Facebook.

 

Postimi i plote i Petrit Vasilit:

“Prokurorja e pergjithshme tashme gjymtyre e krimit qeveritar.

Prokurorja e pergjithshme shkallmon kryq e themel integritetin dhe paanesine e organit te akuzes duke e vene ate ne preherin e trafikanteve qeveritare.Shqiperia nuk ka me prokurore te pergjithshme dhe reforma ne drejtesi eshte shnderruar ne nje antireforme rrenuese te besimit te qytetareve.

Veprimet e prokurores kamikadze perbejne sot shkelje te tmerrshme te ligjit me pasoje tronditjen e rende te sigurise publike dhe krijimit te nje prokurorie telekomanden e te ciles e ka ne dore krimi i organizuar dhe trafikantet.Ne vend qe te coje perpara drejtesise trafikantet e qeverise dhe pergjegjesit e sabotimit te zbulimit te rrjetit te trafikut te 613 kg kokaine, prokurorja shkarkon prokuroret e afte dhe vendos qellimisht prokurore medioker dhe me rekorde negative qe trafikanteve t’jua bejne fushe me lule hetimin dhe kriminelet e trafikantet t’ja hedhin drejtesise pa ju hyre nje gjemb ne kembe.

Ky organ akuze eshte vene haptas kundra popullit dhe eshte bere njesh me armiqte e tij trafikantet dhe kriminelet.Por duhet ta dine mire keta uzurpatore te prokurorise se POPULLI NUK FAL dhe gjykimit te tij nuk do t’i shpetojne dot kurre”.

Facebook Comments

MineralHygienics.com