Javën e kaluar lajmi se Eva Murati është ndarë nga Genari, djali i Jozefina Topallit, bëri namin në rrjete sociale dhe në median online shqiptare.
Madje Eva reagoi menjëherë pas këtij lajmi, por ditën e sotme e ftuar në “Kush vjen për drekë”, ajo u ngacmua nga moderatorja e emisionit, Arjola Shehu bukur dhe me lezet.
“Ishalla të ka dal i shijshëm se gjithë kjo reklamë që të bëmë…”., i thote Arjola, Evës për kekun që ajo kishte përgatitur.
“Me siguri do fillojnë ofertat e punës në restorant”, u shpreh Eva duke qeshur.
“Ty s’të themi dot do gjesh burrë se e ke gjetur apo…”, vazhdon Arjola.
“Jo, jo në rregull”, u përgjigj Eva. Epo dashur pa dashur e morëm një përgjigje në lidhje me lajmin e ndarjes së saj nga Genari. Epo si duket fjalët qenka të vërteta!/intv