November 27, 2024

Berisha-Xhafës: Nuk ka qenë Agroni në vendin dhe kohën e gabuar, je ti…

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas deklaratave të bëra nga Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili doli në mbrojtje të vëllait të tij të dënuar nga gjykata italiane për trafik droge.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan, se nuk ka qenë Agron Xhafaj në vendin dhe kohën e gabuar, por në këtë pozicion është Fatmir Xhafa.

Ja postimi i Berishës:

Jo jo o Fatzi Xhafa!

Jo jo o Fatzi Xhafa nuk ka qenë Agroni në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar!

-Agroni ka qenë në vendin e krimit dhe kohën e drogës kurse

-ti o Fatzi je në vendin e gabuar dhe kohën e gabuar ndaj dhe

Qërohu se i këtij lloji je i vetëm në Europë dhe në botë! sb

Ps kjo është një përgjigje për reagimin e pa përgjegjshëm nga Fatzi Xhafa i cili për tu justifikuar për dokumentet origjinale që paraqiti opozita sot para publikut për dënimin e Agron Xhafës nga gjykata supreme e Italisë 7,3vite dhe mos ekstradimin e tij u mjaftua duke larë duart se vëllai im ka qenë në vendin e gabuar dhe kohën e gabuar!

Facebook Comments

MineralHygienics.com