November 27, 2024

Struktura e re e policisë, ja sektorët që shkrihen, përgjysmohen shefat

Drejtoria e Policisë së Shtetit dhe Drejtoritë e Qarqeve do të pësojnë një ndryshim të madh. Disa muaj pasi mori detyrën e kreut të Policisë, sot Ardi Veliu ka firmosur shkrirjen e gjysmës së sektorëve në Drejtoritë e Policive duke i bashkuar.

Gjithashtu edhe gjysma e pozicioneve drejtuese do të shkrihen, duke përgjysmuar shefat. Drejtuesit e sektorëve që do tu shkrihet funksioni do të kalojnë në detyra sipas gradës.

Ja si do të organizohen Drejtoritë e Policive në Qarqe:

Struktura e policisë në qarqe

Përgjysmohet numri i sektorëve. Aktualisht janë 8 sektorë, do të përmblidhen në 4 sektorë. Gjithashtu do të shtohet një sektor tjetër i veçantë: Sektori i shërbimeve Policore të Specializuara.

– Sektori për krimet dhe sektori për rendin publik do të shkrihen në një të vetëm të emëruar Sektori i Sigurisë Publike.

– Sektori për krimin Ekonomik + Sektori për Krimet e Rënda + Sektori për trafiqet dhe drogën do të shkrihen në një të vetëm të emëruar Sektori për Hetimin e Krimit të Organizuar.

-Antidroga dhe trafiqet e paligjshme bashkohen së bashku në nivel seksioni.

-Po ashtu dhe seksionet e mëparshme të fragmentuara të Krimit ekonomik do të mblidhen në një të vetëm. Të gjitha këto nën varësinë e Sektorit për Hetimin e Organizuar.

-Shtohet Sektori i shërbimeve Policore të Specializuara me 4 seksione nën varësi ai i agjentëve, përgjimeve, policisë shkencore dhe shqiponjat.

-Ndërsa Sektori i Policisë Rrugore qëndron si strukturë por rikonfigurohen seksionet nën varësinë e tij me heqjen e një seksioni dhe me decentralizimin e trafikut urban dhe interurban (modeli i Tiranës).

Me anë të kësaj strukture synohet të forcohet Patrulla e Përgjithshme dhe aplikimi i nocionit të Zonës Policore.

-Unifikim i zonës policore në një zonë gjeografike në të cilën caktohen në mënyrë permanente për të përmbushur detyrat të gjitha shërbimet, patrullë e përgjithshme, SPZ (specialist i policisë së Zonës), ndihmës specialisti për krimet dhe specialist për krimet.

– Riformatim i rolit të SPZ;

-Ulje e kompetencave dhe fokusim në detyra;

-Krijimi i funksionit edukuese për oficerin e Policisë Kriminale;

-Rritja e kapaciteteve analitike për komisariatin. E më konkretisht Zv shefi i komisariatit do të ketë në dispozicion 2-4 specialistë për planifikim, analizim, monitorim dhe vlerësim.

Modeli i ri propozon uljen me 50% të numrit të shefave të sektorit dhe krijimit të një strukture në nivel baze. Rritje të rolit të Sallës së Komandimit dhe dhënia e kompetencave drejtuese operacionale.

Përqendrim i strukturave të krimit të organizuar në një sektor. Krijimi i sektorit të analizës pranë zv.drejtorit duke rritur rolin e këtij të fundit në planifikimin, monitorimin dhe vlerësimin e situatës.

Përqendrim të strukturave të sigurisë publike në një sektor. Rritja e rendimentin të ndihmës specialistëve për krimet duke i përqendruar në një seksion të veçantë në Drejtorinë Vendore të Policisë. Përqendrim i kapaciteteve profesionale dhe teknike të policisë rrugore në nivel sektori.shkruan syri.net

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com