November 27, 2024

Si të rrisësh 3 vajza nga 3 baballarë të ndyshëm

Së fundmi pjesëtarja e grupit të famshëm “Spice Girls” ka dhënë një intervistë prekëse për “ITV” ku ka zbuluar se shumë shpejt do të publikojë librin e parë autobiografik.

Këngëtarja është shprehur se në këtë libër zbulohen të gjitha pjesët e errëta të 10 viteve të fundit të jetës së saj, vendimet e gabuara, alkooli, abuzimi nga ish bashkëshorti Stephen Belafonte dhe 3 vajzat e saj.

Ajo tregoi se të shkruarit këtë libër ishte një eksperiencë çliruese por ka thekuar se nuk ka folur negativisht apo akuzuar asnjë nga partnerët e saj. 3 vjazat e saj kanë baballarë të ndryshëm dhe secila prej tyre është ngjizur me dashuri.

E pyetur nëse do t’i lejojë vogëlushet e saj që ta lexojnë këtë libër, Mel është shprehur se po pasi në të zbulohet i gjithë rrugëtimi i jetës së saj të vështirë, dhe ato mund të mësojnë shumë nga eksperiencat e mamasë së tyre.

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com