November 27, 2024

Pas arrestimit, pezullohen Dekani i Universitetit të Elbasanit dhe shefja e Departamentit të Gazetarisë

Rektori i Universitetit në Elbasan ka pezulluar nga detyra Dekanin e Fakultetit të Shkencave Humane Albert Riska, shefen e Departamentit të Gazetarisë Elvira Lumi dhe pedagogen Erjola Calja.

Pezullimi i tyre bëhet deri në përfundim të procesit për vendimin përfundimtar.

Pedagogët e arrestuar kanë marrë para në këmbim të notave kaluese. Në kuadër të operacionit të koduar “Dekani” policia e Elbasanit arrestoi 7 persona, mes tyre dekani, shefja e departamentit te gazetaris dhe nje pedagoge. Po ashtu u arrestuan tre sekserë dhe një student.

Facebook Comments

MineralHygienics.com