Dy shqiptarë 60 dhe 65 vjeç kanë humbur jetën në një aksident të rëndë në autostradën Athinë-Lamia në orën 5:40.
Mediat greke kanë publikuar videon kur shoferi i një kamioni ka humbur kontrollin e mjetit të tij dhe ka goditur dy makina duke i shkatërruar plotësisht dhe plagosur për vdekje dy shqiptarët:
Spiro Guri 60 vjeç dhe Dhimitër Pabuko 65 vjeç, ndërsa një 34-vjeçare, Balerina Guri ka mbetur e plagosur. Ajo u dërgua në spitalin e Atikës për trajtim..
Shoferi 64-vjeçar që shkaktoi aksidentin nuk ka pësuar lëndime të rënda, por ka rezultuar pozitiv në testin e alkolit dhe u arrestua menjëherë. 12 zjarrfikës me 4 mjete morën pjesë në operacionin e shpëtimit.