November 27, 2024

E vërteta dhe propaganda e mbjelljes së 100 mijë pemëve nga Veliaj

Kreu i Bashkisë së Tiranës çdo ditë dilte në ekran duke mbjellë pemë. E vërteta është se Tirana aktualisht është ndër qytetet më të ndotura në Europë.

Ishte 22 prilli i këtij viti, kur Erion Veliaj doli në ekrane sërish dhe shpalli se kishte vendosur rekordin e mbjelljes së plot 100 mijë pemëve në Tiranë dhe rrethinat e saj.

Pikërisht nisur nga kjo fushatë e Veliajt, emisioni ‘Ajsberg’ i gazetarit Artur Çanit publikoi një investigim të detajuar për të parë sesa qëndron në të vërtetë propaganda e kryebashkiakut të Tiranës.

Në informacionin me shkrim të dhënë emisionit ‘Ajsberg’ nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, dokumentohen se deri në 21 mars 2018 janë mbjellë gjithsej 22 mijë pemë e jo 100 mijë pemë siç pretendon vetë Erion Veliaj, siç edhe mund ta shikoni në dokumentet e mëposhtme.

Gjatë investigimit të ‘Ajsberg’ janë hedhur hije dyshimi edhe për çmimin e blerjes së pemëve. Gazetari ka krahasuar çmimet e nxjerra në faqen zyrtare te Bashkisë me ato të fermerëve që i shesin privatisht. Ndryshimi është shumë i madh.

Pikërisht për këto arsye ‘Ajsberg’, siç edhe mund ta shihni në videon e plotë, pretendon se propaganda mbjelljes së pemëve është nuk është asgjë më shumë sesa një fushatë e turpshme, jo vetëm për kreun e bashkisë, por edhe për televizionet më të mëdha të vendit që janë shndërruar në servile të turpshme të kryebashkiakut.

Sipas gazetarit Artur Çani, Erion Veliaj ‘na është bërë si Rikard Larja në kohë të komunizmit, që na dilte çdo natë në ekran’.

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com