November 27, 2024

Lista Serbe kthehet në qeverinë e Kosovës

Për më shumë se një muaj ministrat e Listës Serbe nuk po marrin pjesë në mbledhjet e Qeverisë, ndërkohë që deputetët e kësaj partie janë rreshtuar në krahun e opozitës në Kuvend. Megjithatë, kthimi i plotë i Listës Serbe në Qeveri pritet të bëhet pas pak ditësh, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Ndonëse është bërë më shumë se një muaj prej largimit (deklarativisht) të Listës Serbe nga koalicioni qeverisës, gjatë kësaj jave pritet që ky subjekt politik të kthehet plotësisht në qeverinë “Haradinaj”.

Kështu kanë bërë të ditur burime të “Zëri”, të cilat kanë treguar se pas pak ditësh Lista Serbe do të marrë vendim përfundimisht për t’u kthyer plotësisht në Qeveri.

Gjatë muajit të fundit ministrat e Listës Serbe në Qeverinë e Kosovës as një ditë nuk janë larguar nga vendet e tyre të punës, madje gjatë kësaj kohe ata edhe kanë marrë vendime me rëndësi në dikasteret që ata drejtojnë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com