November 27, 2024

Ja sa do të kushtojnë fustanet e nuserisë së Meghan Markle

Zbulohet fustani i nusërisë i Meghan Markle. Fustani do të jetë i firmës “Ralph&Russo” dhe do të kushtojë rreth 113 mijë euro, shumë e cila do të paguhet nga familja mbretërore angleze.

Në ditën e dasmës me princin Harry të Anglisë, më 19 maj, ajo do të veshë dy fustane. I pari do të jetë fustani i nusërisë me të cilën do të shkojë në kishën St George në Windsor, para 600 të ftuarve dhe më tej në pritjen në kështjellën Windsor.

Fustani, sipas mediave angleze është i punuar me dorë dhe i zbukuruar me perla. Meghan më tej, do të veshë një fustan të dytë, në pritjen e ofruar nga princi Charles, në “Frogmore House”, shkruan “noa.al”. Sakaq mësohet se prindërit e divorcuar të nuses, do të priten nga mbretëresha Elizabeth dhe nga pjesëtarët e tjerë të familjes mbretërore, një javë para dasmës.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com